17:26 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjithçka gati për ceremoninë, arrinë çmimi, ”The Best”

Sonte, FIFA do ta ndajë çmimin e më të mirit të vitit apo ndryshe siç njihet si ”The Best”.

Në listë të ngushtë për ta fituar këtë çmim janë Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah dhe Luka Modric.

Sipas mediave, favorit për ta fituar këtë çmim është kroati, Modric, transmeton IndeksOnline.

Modric e fitoi edhe çmimin e më të mirit të vitit nga UEFA, duke e lënë pas Ronaldon dhe Salah.

Dhe pak para fillimit të ceremonisë, tashmë ka arritur edhe çmimi në fjalë.

Në ceremoninë e sontme do të jenë të pranishëm figura të njohura të futbollit, përfshirë edhe të parin e FFK-s, Agim Ademin./IndeksOnline/