14:24 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gjithçka gati për koncertin e Rita Orës me 17 shkurt (Foto)

Tashme kanë nisur përgatitjet për koncertin e këngëtares me renome botërore, Rita Ores.

Luan Maloku, këshilltar i zëvendëskryeministri Limaj i cili njëherësh është përgjegjës për organizmin e këtij koncerti ka postuar një foto të skenës ku do të përformoj këngëtarja me prejardhje shqiptare.

Ky koncert, i cili është më i madhi për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë se Kosovës do të mbahet ditën e shtune.

Krahas Rita Ores në këtë koncert do të përformoj edhe ylli kosovar Ledri Vula. Mësohet se Rita Ora do të dalë në skenë për të përformuar rreth orës 22:10.

Temat: