17:10 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjithçka gati për takimin Merkel-Thaçi (Foto)

Presidenti, Hashim Thaçi po qëndron në Gjermani me ftesë të Kancelares Angela Merkel. Kjo e fundit tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për ta pritur Thaçin me një ceremoni shtetërore.

Garda gjermane do të rreshtohet pas pak çastesh në hyrje të Bundestagut për nderë të vizitës së Presidentit Thaçi, raporton Indeksonline.

Konferenca do të jetë para takimit ndërsa tani gjithaçka është gati për këtë takim të rëndësishëm mes dy vendeve./Indeksonline/