11:04 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjuan me armë në restaurant, arrestohet dasmori në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person,  i cili ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në Vushtrri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili në një aheng familjar-dasmë, kishte shtëne me armë zjarri në ajër. Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë, një karikator me 11 fishekë kalibër 9mm”, thuhet në raport.

Sipas policisë, pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari lirohet kurse rasti mbetet të hetohet nga polica. /Indeksonline/

Temat: