07:12 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjuriq për grafitet në Uglar: Ata që duan destabilizim t’i mendojnë pasojat

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka dënuar kërcënimet përmes grafiteve që janë bërë në një shkollë të fshatit Uglar të Fushë Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia nuk do të qëndrojë e duarkryq para çfarëdo lloj shpërthimi të dhunës në Kosovë, shkruan Kontaktplus.

“Nuk mund të lejojmë që Kosova dhe Metohjia të bëhen zona e jostabiliteti, pas shumë vitesh negociata dhe stabilizimi të sigurisë”.

“I paralajmëroj ata që duan destabilizim në krahinën tonë që të mendojnë mirë për pasojat”, ka thënë Gjuriq.