22:06 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjuriq: S’ka dialog me Kosovën derisa nuk marrin përgjigje për vrasjen e Ivanoviqit

Sonte do të duhej të mbahej takimi i delegacionit kosovar dhe atij serb në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Mirëpo, me të marr lajmin për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, pala serbe është kthyer në Beograd, duke anuluar takimin.

Lidhur me këtë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar për mediat serbe se nuk do të ketë vazhdim të dialogut në Bruksel, derisa Serbia të mos marrë përgjigje për vrasjen e Ivanoviqit, transmeton Indeksonline.

Ai ka njoftuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë në pjesën veriore të Mitrovicës, gjatë të shtunës dhe dielës.

“Informacionet që i kemi marrë deri tani tregojnë për një organizatë të madhe të mirë organizuar”, ka shtuar Gjuriq.

“Çdo minutë jemi duke pranuar informacione të reja, dhe çdo herë e më shumë jam i bindur se vrasësi nuk është nga vendi ynë dhe sigurisht nuk është as ndonjë serb nga Kosova. Nuk po i lusim, por kërkojmë nga organet e sigurisë në Kosovë t’i gjejnë autorët dhe t’i vënë para drejtësisë”, ka shtuar ai. /Indeksonline/

 

Temat: