11:28 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gjykata e Apelit me 37 gjyqtarë e 12 mijë lëndë

Gjykata e Apelit këtë muaj ka mbetur pa tre gjyqtarë, kjo pasi dy prej tyre kanë filluar punën ne Gjykatën Supreme, ndërsa një është pensionuar.

Mirëpo, kësaj gjykate pritet t’i bashkohen edhe 5 të tjerë, njofton komunikata e tyre, transmeton Indeksonline.

Poashtu, këshilli gjyqësor i Kosovës këto ditë ka hapur konkurs edhe për 10 gjyqtar.

Ndërsa, aktualisht, kjo gjykatë i ka të punësuar 37, ndërsa në punë janë mbi 12 mijë lëndë.

“Në Gjykatën e Apelit, u organizua takim lamtumirës më gjyqtarët Rasim Rasimi dhe Ragip Namani, të cilët nga e hëna kanë filluar punën në Gjykatën Supreme. Më këtë rast, kryetari Hasan Shala, në emër të te gjithë kolegëve, i ka uruar të sapo larguarit për pozitat e reje, duke iu deshiruar shëndet dhe suksese në punë. Më avancimin e tyre, dhe pensionimin e gjyqtares Mediha Jusufi një ditë më parë, Gjykata e Apelit këtë muaj ka mbetur pa tre gjyqtarë. Gjithsesi, kësaj shifre, shumë shpejt pritet t’i bashkohen edhe 5 të tjerë, pasi që procedurat e rekrutimit për ta janë në mbarim e sipër. Po ashtu Këshilli Gjyqësor i Kosovë, këto ditë ka hapur konkurs edhe për 10 gjyqtarë për Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit aktualisht ka 37 gjyqtarë, ndersa në punë janë mbi 12 mijë lëndë” thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/