15:14 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjyqtari ndërkombëtar, Jeton Beqiri, do të ndajë drejtësinë në Lojërat Evropiane ”Minsk 2019”

Gjyqtari ndërkombëtar i pingpongut, Jeton Beqiri, ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e tij. Beqiri është përzgjedhur nga Unioni Evropian i Pingpongut (ETTU), për të ndarë drejtësinë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat mbahen prej 21-30 qershor në Minsk të Bjellorusisë.

Krahas Lojërave Evropiane, Beqiri është bërë anëtar i plotë i Komitetit të Rangimit të ETTU-së për Evropë për periudhën 2018-2020, si dhe është përzgjedhur gjyqtar suprem ndërkombëtar për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2019, në mes të Turqisë dhe Danimarkës, takim që luhet në muajin nëntor.

Beqiri ishte gjyqtar i pingpongut edhe në Lojërat Olimpike RIO 2016, në të cilat Ekipi Olimpik i Kosovës debutoi me medalje të artë, falë xhudistes, Majlinda Kelmendi.

Ekipi i Kosovës do të përfaqësohet edhe në Lojërat Evropiane Minsk 2019, në të cilat synon medaljen e dytë, pas xhudistes Nora Gjakova, që kishte fituar medaljen e bronztë në Baku 2015./IndeksOnline/

Temat: