17:02 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjyqtari shqiptar bëhet për spital, e rrahin tifozët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin shqiptar.

Tifozët e Kamzës kanë sulmuar fizikisht gjyqtarin Eldorian Hamiti në ndeshjen e Kategorisë Superiore në mes të Kamzës dhe Laçit.

I gjithë ky tension ka ardhur nga një penallti e dhënë në momentet  e fundit, e cila ka sjellë golin e barazimit të Laçit. 

Policia ishte e fundit që ka ndërhyrë për të shmangur sherrin e mëtejshëm mes tifozëve me arbitrin. /IndeksOnline/