11:05 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Goal.com zgjedh ekipin e dekadës të Man Citytit, befason portieri

Goal.com ka zgjedhur ekipin e dekadës të kampionit anglez, Manchester City.

Sulmit i prin Sterling, Aguero dhe De Bruyne, të mbështetur nga Silva, Fernandinho dhe Toure, transmeton Indeksonline.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Kolarovi e Zabaleta në krah dhe Laporte e Kompany në qendër.

Ndërsa, portieri është zgjedhur Joe Hart, duke e lënë anash Edersonin, i cili po kalon formë të lartë te ekipi anglez./Indeksonline/