18:15 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Godet veturën në rrugë, Mercedesi në Istog përfundon në ara (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Gurakoc të Istogut.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, vetura e tipit Mercedes ka goditur Pick Up-in e tipit Peugeot.

Pick Up-i ka goditur listat që ishin afër, derisa Mercedesi në pamundësi që të ndalet, ka dal nga rruga, duke përfunduar në ara.

Nuk raportohet për të lënduar, deri në vendin ku ndodhi aksidenti kanë dal ekipet policore. /Indeksonline/