19:49 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Goditet me kaçavidë, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore

Në legjen nr.2, Pogradec, në një lokal pranë ish-Poliklinikës, shtetasi 60-vjeçar, Bardhyl Capo, banor i Gështenjas, pas një konflikti momental, dyshohet se ka plagosur me kaçavidë shtetasin, I.K, 29-vjeçar në Pogradec dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Panorama shkruan se brenda një kohe të shkurtër, i dyshuari është kapur dhe ndaluar, ku më pas i janë gjendur mjete të dyshimta, transmeton IndeksOnline.

Më pas, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Korçës. ku besohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

B.C është i njohur për policinë lokale, teksa ai është në Komisariat, ku janë duke u kryer procedurat investiguese.

Më pas, materialet hetimore të rastit do t’i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Pogradec./Indeksonline/