14:44 / E Premte, 22 Janar 2021 / A. A

Goditje e madhe për Cityn, De Bruyne mungon 4-6 javë

Manchester City nuk mund të llogarisë në shërbimet e Kevin De Bruyne për 4 deri në 6 javë.

Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar lajmin në konferencën për shtyp, të premten.

Mesfushori belg pësoi lëndim muskulor në ndeshjen kundër Aston Villës dhe u largua nga loja në pjesën e dytë.

De Brunye është asistuesi i dytë më i mirë në Premier Ligë këtë edicion, një më pak se Harry Kane që ka 11.

/Indeksonline/