15:06 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gol në minutën e fundit, Gjilani mposht Lirinë (Video)

Skuadra e Gjilanit ka fituar në xhiron e 20’të të Vala Superligës së Kosovës.

“Skifterët” fituan me rezultat minimal 1 me 0 kundër Lirisë, shkruan IndeksOnline.

Sërish ishin minutat e fundit që ia siguruan tre pikë të arta klubit të Gjilanit. Golin në minutën e fundit e shënoi Armend Thaqi.

Me këtë fitore Gjilani “fluturon” në pozitën e pestë me 32 pikë, një më shumë se Feronikeli dhe një më pak se Trepça ’89./IndeksOnline/