11:44 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Goli dhe asistimi i Daniel Sturridges ndaj Napolit dëshmon se Liverpooli ka nevojë për të (Video)

Daniel Sturridge nuk është treguar edhe aq produktiv në vitet e fundit gjatë kohës së tij në fushën e lojës, shkruan IndeksOnline.

Një golashënues i shquar për Liverpoolin gjatë viteve, 2012-2014, sulmuesi i lindur në Birmingham ka qenë duke vuajtur tejmase nga lëndimet në vitet e fundit.

Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te West Bromwich Albion, megjithatë kjo lëvizje rezultoi të ishte një tmerr i vërtetë për anglezin.

Ai pësoi një lëndim vetëm pas tri ndeshjeve me klubin e ri, dhe ai e përfundoi aventurën e tij te ”The Hawthorns” pa shënuar gol në 6 ndeshje.

Por, 28-vjeçarit i është dhënë një tjetër shans nga Klopp dhe ai duket se e ka shpaguar mjaft mirë besimin e trajnerit gjerman në turneun para-sezonal.

Në muajin e kaluar, Sturridge shënoi katër gola – ndaj Chester, Blackburn Robers dhe rivalit të përbetuar Manchester Unitedit, si dhe mbrëmë shënoi edhe ndaj Napolit në Dublin – si dhe bëri një paraqitje të mirë në përgjithësi.

Konkretisht, Sturridge shënoi njëherë dhe dhuroi një asistim mbrëmë në Dublin, dhe të gjithë janë të lumtur me imapktin e sulmuesit anglez. Dhe tifozët e Liverpoolit duan që Sturridges t’i jepet më shumë rasti të luajë në sezonin vijues./IndeksOnline/