19:00 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Goli i javës në Superligë, i përngjan atij të shënuar vite më parë nga Kasami në Premierligë (Video)

Gjatë javës së 15-të në Vala Super Ligën e Kosovës, u shënua një super gol që në arenën ndërkombëtare do të bëhej një bujë e madhe, shkruan IndeksOnline.

Golin e javës e shënoi Florent Hasani, në fitoren e Trepçës ’89, 2 me 0 kundër Vllaznisë së Pozheranit.

Madje goli i Hasanit mund të krahasohet edhe me golin e futbollistit shqiptar, Pajtim Kasami që e shënoi vite më parë në Premierligë, sa ishte pjesë e Fulhamit.

Edhe pse Hasani shënoi gol me të majtën e tij, ndryshe nga Kasami që mposhti portierin e Crystal Palaces me këmbën e djathtë, dy golat duken të njëjtë.

Më poshtë i keni super golin e shënuar nga Florent Hasani dhe atë të Pajtim Kasamit të shënuar vite më parë./IndeksOnline/