23:48 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Goli i vitit shënohet në Amerikë, ia kalon edhe Ronaldos (Video)

Një nga golat më të mirë të këtij viti është shënuar në Ligën e dytë të Amerikës, USL.

Gjatë ndeshjes, Phoenix Rising dhe Tulsa Roughnecks është realizuar goli i vitit, shkruan IndeksOnline.

Realizator i këtij goli ishte Johnson, i cili shënoi në stilin rovershat apo siç njihet në zhargonin anglez “Bicycle Kick”.

Golin Johnson e shënoi në minutën e 42’të, për t’ia dhënë fitoren klubit ku luan legjenda e Chelseat, Didier Drogba – Rising./IndeksOnline/