19:13 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Graniti e komenton golin e të vëllait: Suksesi varet nga mendja (Video)

Granit Xhaka (25 vjeçar), futbollisti i Arsenalit ka komentuar golin e të vëllait, Taulantit.

Taulanti (27 vjeçar) shënoi një gol të bukur në barazimin 2 me 2 kundër Young Boys, shkruan IndeksOnline.

Goli ishte fantastik në stilin e Granitit, që shpesh i shënon me klubin e famshëm londinez, Arsenal

Ai përmes rrjeteve sociale e ka krahasuar golin e tij me të Taulantit dhe thënë:

“Suksesi në futboll varet shumë nga mendja. Duhet të besosh shumë se je më i miri dhe pastaj të sigurohesh që është me të vërtetë”./IndeksOnline/