12:22 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Griezmann kërkon shtëpi në Barcelonë

Sipas raporteve në Spanjë Antoine Griezmann tashmë është duke kërkuar shtëpi për të jetuar në Barcelonë përpara një transferimi të verës.

Griezmann është “caku” i Barcelonës për verën pas transferimit te Philippe Coutinho në janar

Gazeta spanjolle, Don Balon pohon se masa është bërë 90% dhe ai tashmë është duke kërkuar vend për të jetuar në qytet.

Barca do te paguaj klauzolën e lirimit te Griezmann e cila është rreth 100 milionë euro dhe pritet të mposht Manchester Unitedin dhe Real Madridin në garën për të. /IndeksOnline/