09:00 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Griezmann le Atleticon për Barcelonën, e njofton Simeonen

Antoine Griezmann ka njoftuar trajnerin Diego Simeone se dëshiron të largohet nga Atletico Madrid.

Sulmuesi francez ka biseduar me Simeonen, duke i bërë të ditur se ai do të largohet nga Atletico për të shkuar në Barcelonë shkruan ‘AS’ .

Trajneri e falënderoi atë për sinqeritetin e tij dhe premtoi mbështetjen e tij deri në fund të sezonit.

Në muajin dhjetor, Griezmann i tha Simeonit se ai do të largohej nga Atlético de Madrid në fund të sezonit dhe se ai do të shkonte për në Barcelonë.

Barcelona është e gatshme të paguajë klauzolën prej mbi 100 milionë euro për transferimin e Griezmannit në Camp Nou./Indeksonline/