17:44 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Gruaja me hixhab reklamon produktet për flokë të L’Oreal Paris (Video)

Amena Khan nuk tregon flokat e saj pasi që është e mbuluar me Hixhab. Por kjo nuk e ka ndaluar atë që të marrë pjesë në fushatën reklamuese për efektet e shampos të kompanisë “L’Oreal Paris”.

Ajo është blogere e modës dhe shumë e dhënë pas pamjes dhe të bukurës. “Kur largoj hixhabin dua që flokët e mija të jenë rrezatuese” ka shkruar ajo në një postimi në “Instagram”.

Tashmë reklamat me femra të mbuluara janë bërë trend e sidomos ato për kujdesin e flokëve dhe produktet tjera për këtë qëllim.

Siç thekson Khan edhe në reklamë, “Pasi që nuk i shfaqni flokët kjo nuk do të thotë që nuk duhet të kujdeseni për to”./Indeksonline/