21:05 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Guri e përfundoi te Kukësi, Bytyçi e filloi! (FOTO)

Dita e mërkure ishte ditë e veçantë në Kukës. Sindrit Guri e kishte ndeshjen e fundit me verilindorët e Shqipërisë, ai iku në kampionatin Belg si një bomber dhe lojtar me potencial e të ardhme të madhe, për më tepër duke marrë edhe ftesën e Kombëtares shqiptare.

Por përderisa Guri e përfundoi një sezon të mrekullueshëm në aspektin personal, një tjetër lojtar me shumë potencial dhe me një të ardhme të madhe debutoi te Kukësi.

Altin Bytyçi, therandasi i lindur në vitin 2001 hyri në histori të FK Kukësi si lojtari më i ri që luan në një ndeshje kampionale, shkruan indeksonline.

Bytyçi i cili në vitin 2016 iku te Kukësi me synim që të arrij Evropën si duket ka bërë hapa gjigand në ëndrrën e tij, ngase që nga ardhja e Pacult në stolin e nënkampionit shqiptar ai u fut në ekipin e parë, si dhe mori shiritin e kapitenit në ekipin junior, duke shënuar madje disa gola të rëndësishëm edhe pse luan në rolin e mbrojtësit qendror.

Pacult i cili do vazhdoj të jetë në stolin e Kukësit, llogarit shumë në mbrojtësin therandas për sezonin e ardhshëm, e drejtuesit e Kukësit e shohin edhe atë si Gurin, një lojtar të cilin në një të ardhme të afërt mund ta shesin me një çmim të mirë në ndonjë kampionat evropian!

Interes për Bytyçin jo rrallë herë ka shfaqur edhe Bushi, selektor i u17 të kombëtares shqiptare, i cili e ka ndjekur atë në disa ndeshje. /IndeksOnline/

Temat: