17:05 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gurrakoci i Istogut, fshati me harmoni të madhe fetare

Sot muslimanët kudo në botë festojnë festën e Fitër Bajramit. Kjo festë ka kuptimin e saj pasi vije pas mbarimit të muajit të shenjt të Ramazanit.

Por, më kuptimplotë bëhet festa në një vend ku harmonia fetare është në nivel të lartë. Shembulli më i mirë për këtë është Gurrakoci i Istogut.

Fshati që dikur ishte qytet ka përafërsisht 5000 banorë ku shumica e përkatësisë fetare i takojnë fesë muslimane ndërsa pjesa tjetër janë të fesë katolike, shkruan Indeksonline.

Harmonia fetare është aq e kënaqshme sa që dallimet fetare janë të padukshme ndër vite.

Fakt për këtë janë edhe një numër i madh miqësish (martesave) në vitet e fundit në mes të vajza e djemve të fesë muslimane e katolike. Janë 15 raste të zyrtarizuara në vitet e fundit me fejesa e martesa në këtë fshat.

Palokajt, Musollët, Prekajt, Gegajt, Bibajt e Malsiajt kanë patur e kanë miqësi të vazhdueshme me familjet muslimane të fshatit nga më të mëdhenjt të Istogut.

Poashtu, katolikë e muslimanë janë mysafirë të ndërsjelltë në festa fetare të të dy feve./Indeksonline/

Temat: