18:58 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Hahn diskuton me Hoxhajn për hapat e ardhshëm të liberalizimit të vizave

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn ka dhënë një shenjë pozitive sa i përket liberalizimit të vizave.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhajn, Hahn ka thënë se ata kanë pasur diskutim konstruktiv për hapat e ardhshëm të liberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.

“Gjithmonë kënaqësi të takojë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj. Patëm diskutim konstruktiv për hapat e ardhshëm për liberalizimin e vizave dhe për nevojën për të rritur angazhimin për implementimin e MSA-së dhe reformat që lidhen me BE”, është shprehur Hahn./Indeksonline/