16:27 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hajnat me sëpatë grabisin para dhe ari në vlerë mbi 3 mijë euro në Pejë

Para dhe ari në vlerë mbi 3000 Euro janë vjedhur gjatë një grabitje të maskuar dhe me sëpatë që ka ndodhur në një shtëpi në Pejë, mbrëmë rreth mesnate.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express Xhevat Ibraj nga Policia e Kosovës.

Ai tregoi se për momentin nuk ka të dyshuar, ndaj edhe nuk mund të japë informacione tjera rreth rastit.

“Jemi në kërkim të identifikimit dhe gjetjes së personave”, tha ai përmes telefoni.

Gjithashtu thuhet se grabitja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00.

Dy persona me maska dyshohen të jenë futur në shtëpinë në të cilën ndodheshin tre banorë.

Express merr vesh se njëri prej të dyshuarve, sipas të dëmtuarve, kishte qëndruar në korridor, derisa tjerti është futur në dhomën ku po qëndronin ata, dhe nën kërcënimin e sëpatës kanë detyruar viktimat që tu japin para kesh dhe ari.

Shuma totale e gjërave të vjedhura llogaritet të jetë mbi 3000 euro.