19:27 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Hamilton dhe Vettel “shokë të ekipit” në të ardhmen?

Para garës së madhe për Çmimin e Monakos, dy pilotët më të mirë gjatë këtyre viteve, Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton kanë diskutuar për të ardhmen.

Hamilton ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me Mercedes, por britaniku nuk mendon se një ditë do të bëhet “shokë-skuadre” te Ferrari me Vettelin, transmeton IndeksOnline.

“Ai ka një vetos, kështu kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Hamilton.

Në anën tjetër, Vettel i thotë Hamiltonit se ende nuk e ka pyetur atë nëse do t’i bashkohet Ferrarit.

“Nuk e di, ai nuk më ka pyetur” u përgjigj gjermani.

Vettel po ashtu tha se është i lumtur me Kimi Raikkonen.

“Nuk do të më pëlqente, por të jemi plotësisht të ndershëm, unë jam shumë i lumtur me marrëdhënien që kam me Kimin”, shtoi Vettel.

Çmimi i Madh i Monakos zhvillohet të dielën. Hamilton deri tani ka fituar dy gara, atë të Azerbajxhanit dhe Spanjës, kurse Vettel atë të Australisë dhe Bahrain-it./IndeksOnline/