07:13 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hapet “Ekspozita Bazë”

Sot Muzeun e Kosovës do të bëhet hapja solemne e “Ekspozitës Bazë”, e para e konceptuar si e tillë, ku do të prezantohen eksponate të periudhave të ndryshme historike që nga Neoliti e deri te Pavarësia e Republikës së Kosovës më 2008.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen eksponate edhe të heronjve Isa Boletini e Adem Jashari.

Në hapjen e “Ekspozitës Bazë” do të marrin pjesë personalitete të shumta nga politika vendore, nga trupat e huaja të akredituara në vendin tonë dhe nga fusha e kulturës e trashëgimisë.