18:53 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Italia dhe Kosova kanë shumëçka t’i ofrojnë njëra-tjetrës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në hapjen e Javës së GJuhës Italiane në Botë.

Sipas Haradinaj, nga Italia, përmes ekspozitës “Dieci Parole-Ten Words Design” vjen mesazhi i qartë se gjuha ndërton ura të qëndrueshme ndërmjet popujve.

Sipas tij, Kosova ka dëshmuar se është shoqëri e hapur dhe shumë e interesuar të njoh dhe të shkëmbej art dhe kulturë me vendet dhe kombet tjera.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Kënaqësi të isha pjesë sonte në hapjen e Javës së Gjuhës Italiane në Botë. Nga Italia, përmes ekspozitës “Dieci Parole-Ten Words Design” vjen mesazhi i qartë se gjuha ndërton ura të qëndrueshme ndërmjet popujve. Kosova ka dëshmuar se është shoqëri e hapur dhe shumë e interesuar të njoh dhe të shkëmbej art dhe kulturë me vendet dhe kombet tjera. Italia dhe Kosova kanë shumëçka t’i ofrojnë njëra-tjetrës, si dy vende më gjuhë dhe vlera të rralla.

RH