21:45 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Brenda UÇK-së nuk ka pasur konflikte, partive po ju duhet nga një hero i luftës

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare nuk kanë pasur konflikt mes vete.

Haradinaj, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, i përgjigjur dilemave të ngritura nga analisti Imer Mushkolaj se gjatë kohës së luftës ka pasur përplasje dhe qërim hesapesh mes luftëtarëve të UÇK-së, për qëllime ideologjike.

“UÇK-ja nuk ka pasur hesape mes vete. As përçarje mes vete. Ai që ka dashur të bëjë përçarje ai ka ndejt jashtë UÇK-së. Tash po del se ka pasur përçarje, sepse partive po ju duhet nga një hero i luftës, medoemos me kriju”, tha Haradinaj.

Ai tha se secila parti për konsum politik po e përdor luftën.