15:55 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Haradinaj, gati për ta prezantuar Fondin e Mbijetesës Ekonomike në vlerë mbi 1 miliardë euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në , ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021.

Këtë e ka bërë të ditur kryetar i saj Ramush Haradinaj.

“Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera.

NE JEMI NDRYSHIMI I SIGURT”, ka shkruar ai ne Facebook.