23:40 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj i dorëzon nesër Thaçit e Veselit raportin e 100 ditëve qeverisje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do t’i dorëzoj nesër presidentit të shtetit, Hashim Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli raportin e tij për 100 ditët e para të qeverisjes.

Haradinaj do të qëndroj në zyrën e presidentit nesër nga ora 12, kurse te Veseli nga ora 13shkruan Indeksonline.

100 ditë më parë, kryeministri Ramush Haradinaj, pranoi detyrën nga pararendësi I tij në këtë post, Isa Mustafa. Me 12 shtator, ishte dita e parë e punës së Haradinajt në këtë detyrë.

Gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, kryeministri i vendit mori disa vendime e realizoi disa vizita jashtë vendit.

Vizitën e parë jashtë vendit, ai e realizoi në Tiranë me 27 shtator. Nga takimet me krerët e shtetit shqiptar, u rikonfirmuan marrëdhëniet e ngushta Kosovë-Shqipëri.

Vizita e radhës e Haradinajt u realizua në Bruksel. Me 17 nëntor, pas takimit me shefen e lartë të BE-së për politikë të jashtme e siguri Federica Mogherini, u tha se tema kryesore ishte liberalizimi I vizave, proces që pavarësisht premtimit fillestar të kryeministrit se do të ndodhë brenda tre muajve, ende nuk ka ndodhur.

Por në Samitin e samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Shkup me 16 tetor, kryeministri Haradinaj nuk pranoi të marrë pjesë, dhe Kosova u përfaqësua nga zëvendësi e tij e ministër I punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.

Këto ishin vizitat jashtë vendit për këto 100 ditë, nëse nuk llogaritet edhe mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë, mbajtur në Korcë me 27 nëntor.

Brenda 100 ditëve, emri i kryeministrit Haradinaj dhe 18 shtetasve të tjerë u hoq nga lista e kërkimit ndërkombëtar në Intrepol, ndonëse Qeveria hoqi dorë nga aplikimi në këtë organizatë, siç veproi edhe për UNESCO-s.