16:11 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj i premton Leonora Jakupit se eshtrat e babait të saj do të kthehen në vendlindje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Qeveria ka marr vendim që të kthej në vendlindje eshtrat e kolonelit, Ahmet Krasniqi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se edhe babai i Leonora Jakupit do të kthehet në vendlindje për t’u prehur, transmeton Indeksonlnine.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje.

Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes. /Indeksonline/