12:45 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Ja ku ka gabuar Gjuriq

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar sot pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ka kërkuar informacione nga Policia dhe institucionet e tjera për arsyen e ndalimit të Marko Gjuriq dhe se kërkesa e qëndrimit në Kosovë ka qenë e padefinuar.

“Të huajt që vijnë në Kosovë kanë disa procedura për qëndrim dhe jemi të obliguar t’i kemi ndaj të gjithëve. Mesa e di unë arsyeja e ndalimit është vetëm kjo, mos respektimi i procedurave për të qëndruar në Kosovë, pra do të interesohem më tutje për këtë temë”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha gjithashtu se shqiptarët e kanë traditë mos me e poshtëru askënd.

“Si Kosovë besoj shqiptarët e kanë traditë, nuk e poshtërojnë askënd dhe dinë t’i ruajnë të gjithë. Është e mirë e jona, e hëna ka pas ato zhvillime që i dimë, institucionet kanë vepruar në bazë të Ligjit dhe tani kemi dhënë qëndrimet tona por është për ‘tu përshëndetur, kurajo dhe guximi i z.Jevtiq për t’i dhënë pikëpamjet e tij në Qeveri dhe për të lënë të hapur mundësinë për diskutim, duhet përshëndet dhe respektuar.

E kaluara nuk ka qenë e lehtë dhe nëse kolegët e qeverisë nuk ndihen mirë, pra Qeveria me rrah njërin e vet, pra vërtet e thash këtë nuk e thash për shaka kanë mëndu që është specialis, pra mendoj se aty është keqkuptimi direkt”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/