13:29 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Ju tregoj pse Blerim Rexha është hajn ordiner (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka treguar pse e ka shkarkuar nga bordi i AKA-së, Blerim Rexhën.

Haradinaj ka thënë se i vije mirë që ka marr një vendim të tillë, për të cilin nuk është aspak pishman.

Ja pjesë nga fjalimi i Haradinajt:

Po e them sot se s’janë shkarkuar ata njerëz nga AKA-ja për emrat që kanë, që janë të kësaj apo asaj partie, por janë shkarkuar sepse i kam dëgjuar të gjitha partitë duke u ankuar për gjendjen në arsim.

S’ke mujt me hy diku pa e dëgju dikë duke thënë se shumë keq është gjendja në arsim, analistë, media, politikanë etj.

Nonstop i kemi dëgjur këto ankesa. U shkarkua bordi, u kthyem në temë, por mos i mundoni fëmijët e Kosovës.

Ne i lajmë të gjithë llogaritë politike, por mos i merrni fëmijët në qafë.

Blerim Rexha është hajn ordiner dhe ua them unë pse. Krejt e din që ai ishte i korruptuar, pse po shitni  moral të rrejshëm, unë ju kam thënë që nuk i kam dy fytyra por vetëm një e kam.

Vetne Blerim Rexhën a e kanë lëshu USAID amerikan mbledhjen vetëm sepse ishte pjesë e bordit.

Pse u bë kaq kiamet pse u shkarkua një njeri, nëse po u mungojnë parat që ua ka dhënë ai tregoni, po më doket krejtve u paska dhënë pare Blerim Rexha që po e mbroni, LDK-së, VV-së, AAK-së, PDK-së etj.

A doni me përmirësua gjendjen apo me i mbyt fëmijët?

Prej një gabimi mos ta bëjmë dy e mos ti bëjmë tri. Hic s’jam pishman që e kam shkarku dhe bile kam bërë mirë.  /Indeksonline/