Haradinaj kundër Thaçit: Askujt s’i jap përkrahje për çështjen e kufijve!
Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk i jep përkrahje askujt sa i përket çështjes së kufijve të vendit tonë.
I pyetur në një emision televiziv se a e mbështet idenë e Presidentit, Thaçi për korrigjim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka theksuar se ka atë qëndrim që i njëjti i beson kufijve të 17 shkurtit të vitit 2008.
Këtë përgjigje i pari i ekzekutivit e ka bërë rreth idesë që ka përmendur presidenti, Hashim Thaçi, në rast se bëhet ndryshimi i territoreve mes dy vendeve. Pra, Kosova të fitojë Preshevën, Bujanovcin edhe Medvegjën ndërsa Serbia t’i merr tri komunat, përkatësisht Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin.
“Unë i besoj kufijve të 17 shkurtit 2008 dhe nuk pranojë askush me hap asnjë ekzistim. Kjo nënkupton që kërkush nuk do ta ketë përkrahjen time as Presidentit Thaçi për çështjen e kufijve”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.
Më tutje, ai ka folur edhe rreth njohjes reciproke të Serbisë për Kosovën. Sipas tij, kjo nuk varet nga ai. Megjithatë, Haradinaj thekson se do t’i kryen detyrat e veta që ia jep Kushtetuta e vendit.
“Serbia kur do le ta bindin veten, unë nuk marr për detyrë me bind do t’i kryejë detyrat e mija që mi jep kushtetua dhe per binjde ka punë Uashigtoni e Brukseli që do të na ndihmojnë për të arritur njohjen reciproke të Serbisë për Kosovën”, ka thënë ai./Indeksonline/