11:40 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në BERZH: Jemi në përfundim të autostradave

Kryeministri Ramush Haradinaj është duke marrë pjesë në Konferencën e tretë të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Aty në mesin e kryeministrave të tjerë, Haradinaj ka nisur të flasë për infrastrukturën rrugore të Kosovës.

“Për Kosovën është me rëndësi që të përfundohet infrastruktura. Autostradat janë gati në përfundim dhe ato na lidhin me vendet e rajonit”.

Haradinaj derisa sa ka folur, Autostradës “Ibrahim Rugova” i është referuar si “Autostrada e Paqes”.

“Jemi në dinamikë të mirë për të përfunduar autostradat në Serbi – Autostradën e Paqes, ashtu siç tha edhe kryeministrja e Serbisë, dhe atë për në Maqedoni”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Me një prej fqinjëve që nuk kemi lidhje infrastrukturore është Mali i Zi. Autostrada do të ishte zgjidhje.

Haradinaj ka thënë se ka problem në lidhjet me gazin dhe sipas tij TAP do të ishte zgjidhja e duhur.

Më tej ka thënë se në Kosovë kanë krijuar kushte për ndërmarrësit e rinj, ku ka theksuar se ka kompani të IT-së të cilat janë të bashkuara me rajonin dhe botën.

Kjo ka qenë vetëm pika e parë nga 40 për të cilat do të flitet në këtë konferencë.