12:06 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Nëse Kosova anëtarësohet në Interpol, humb krimi transnacional

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse Kosova anëtarësohet në Interpol, humb krimi tranzicional.

Gjatë shënimit të 19 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Haradinaj ka thënë se është gabim pozicionimi i Serbisë që të loboj kundër Kosovës që të mos jetë në Interpol.

“Është gabim pozicionimi i Serbisë që Kosova të mos jetë në Interpol. Është gabim për krejt venedt e botës që nuk e ftojnë Kosovën të bëhet anëtare e Interpolit. Aplikimi ynë për anëtarësim është e drejta jonë dhe të kthehemi partner për të gjithë. Aplikimi ynë për anëtarësim është e drejta jonë dhe të kthehemi partner për të gjithë. Falënderoj Policinë e Kosovës për mos lëkundje në rend dhe ligj. Ju siguroj se do të jem me ju”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/