21:34 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj paralajmëron Thaçin: Të shkarkojmë, nëse e prek territorin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se rrezikon të shkarkohet nga posti i tij, nëse në dialogun me Serbinë bisedon për shkëmbim territoresh.

I pari i ekzekutivit ka thënë në emisionin “Pressing”, se nëse Thaçi nënshkruan ndonjë marrëveshje me serbët, e cila cenon territorin e Kosovës, presidenti do të shkarkohet.

Haradinaj ka thënë se edhe partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votonte për rrëzimin e Thaçit nga posti i tij, “nëse ai nënshkruan diçka që cenon territorin e Kosovës”.