19:03 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj s’pushon as të shtunave, aktivizohet për zgjedhjet e partisë (Foto)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministri, Ramush Haradinaj nuk po pushon as vikendeve.

Ai sot ka pritur në takim strukturat e AAK-së nga disa komuna të Kosovës, shkruan Indeksonline. Për këtë, Haradinaj ka shkruar në Facebook.

“Në takime të ndara me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të degëve të Prishtinës, Lipjanit, Kaçanikut, Podujevës, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe të Pejës, i njoftova për dinamikat dhe prioritetet e Qeverisë.

Bashkëbiseduam edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë, të cilat i kam shpallur ditë më parë”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/