21:08 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj, Sumës: A ma jep recetën si i fiton zgjedhjet, t’i fitoj edhe unë? (Video)

Rufki Suma është kryetari që fiton bindshëm, sa herë kandidon.

E mënyra se si kryetari i Hanit të Elezit arrin ta bëjë këtë duket se i intereson edhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“A më tregon si i fiton çdo herë zgjedhjet, a ma jep recetën që t’i fitoj edhe unë?”, e pyet i pari i ekzekutivit Sumën derisa moderon lajmet festive në Klan Kosova.

Por cila është përgjigja e Sumës?

A do të ndërrohej ai me Haradinajn, që ai të jetë i pari i Qeverisë dhe Haradinaj të drejtojë me Hanin e Elezit?