22:08 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon Metën në Nju Jork

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili po qëndron edhe sonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se në takim rikonfirmuan vendosmërinë për të dërguar përpara agjendën euro-atlantike, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Kosova dhe Shqipëria janë në të njëjtin kurs të përcaktimit euro-atlantik dhe miqësisë së përhershme me Amerikën. Në këtë frymë u zhvillua edhe agjenda e ngjeshur gjatë vizitës zyrtare në ShBA.

Në një takim rasti me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, rikonfirmuam se vendosmëria jonë për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike mbetet e palëkundur. /Indeksonline/