09:33 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Transformimi i FSK-së në koordinim të plotë me aleatët strategjik

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me zëvendësministrin e Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës, Burim Ramdanin.

Ai në këtë takim  është njoftuar me kampanjën e delegacionit të Qeverisë në shtetet partnere të vendit për tranzicionin e FSK-së, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka theksuar se procesi i tranzicionit është në koordinim të plotë me aleatet strategjik.

Postimi i plotë:

Prita në takim zëvendësministrin e MFSK-së, Burim Ramadani, nga i cili u njoftova për kampanjën informuese të delegacionit të Qeverisë në shtetet partnere të vendit tonë për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Procesi i tranzicionit është në koordinim të plotë me aleatët tanë strategjikë. Kosova është e gatshme të kontribuojë për siguri në rajon e më gjërë./Indeksonline/