19:58 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj uron Kosovën, kjo është arsyeja

Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e marrjes së kryesimit të CEFTA-s nga Kosova.

Haradinaj ka thënë se me udhëheqjen e CEFTA-s, Kosova po merr përgjegjësitë e saj në skenën ndërkombëtare dhe po tregon gatishmëri për të qenë pjesë e barbartë dhe e përgjegjshme e demokracive të zhvilluara, transmeton Indeksonline.

Ndryshe sot Kosova ka marrë zyrtarisht në Bruksel kryesimin e CEFTA-s, marrëveshje kjo më e rëndësishmja jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë, duke iu referuar kështu tregtisë së lirë në mes këtyre vendeve./Indeksonline/