16:32 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Vepra e Jasharajve, betimi ynë i sotëm

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj së bashku me kryeministrin nga Shqipëria, Edi Rama kanë realizuar një vizitë të përbashkët edhe në Prekaz.

Haradinaj ka thënë se së bashku me kabinetet qeveritare, nderuan madhështinë e rezistencës dhe sakrificën sublime të familjes emblematike Jashari dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Në prag të Ditës së Flamurit, aty ku zuri rrënjë liria, në Prekaz, bashkë me Kryeministrin Rama dhe kabinetet qeveritare të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, nderuam madhështinë e rezistencës dhe sakrificën sublime të familjes emblematike Jashari dhe të Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Vepra e tyre e djeshme, betimi ynë i sotëm, për të ardhmen e ndritur të kombit tonë.

RH