14:32 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hargjohet birra në Rusi, del në ndihmë kompania nga Austria (Foto)

Rusia ndoshta është një nga vendet ku më së shumti pihet alkooli. Por, ky vend ka mungesë të madhe të birrës, pasi më shumë preferohet vodka.

Dhe kjo nuk është duke i pëlqyer tifozëve europian që janë të pranishëm në Kupën e Botës.

Sipas mediave, Rusia mbeti pa birrë, por në skenë doli një kompani e njohur nga Austria, Unterradlberg “Egger”, shkruan IndeksOnline.

Kjo kompani e furnizoi Rusinë me 420 mijë litra birrë.

Edhe menagjerët e marketingut në Rusi thonë se bashkëpunimi me birrën “Egger” do të jetë gjithmonë, pasi janë të kënaqur me produktet.

Kujtojmë që Kampionati Botëror “Rusi 2018” nisi më 14 qershor, dhe do të përfundojë më 15 korrik./IndeksOnline/