10:33 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Harrojeni Atleticon me futboll të keq, Simeone me formacion sulmues

Diego Simeone duket se do të ndryshoi sistemin e lojës së tij. I njohur për futboll mbrojtës dhe aspak sulmues, trajneri argjentinas duket se do të dal nga vetvetja për të sjellur këtë edicion futboll më spektakolar.

Transferet e bëra, sidomos në sulm e kanë bindur “El Cholon” që të sjellë për tifozët më shumë gola dhe rezultate.

Blerja e Lemar, Vitolos e Gelson Martins ka bërë që Simeone të provoi variantin 4-3-3.

Griezmann, Diego Costa, Gameiro, Vietto e Correa aktualisht janë vetëm disa nga sulmuesit që ka në dispozicion trajneri argjentinas.

Por në këtë pozicion mund të luajnë edhe Vitolo, Lemar e Gelson Martins për të cilët argjentinasi është duke eksperimentuar në mënyrë që të zgjedhë pozicionet ideale./Indeksonline/