22:24 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / k.v

Hasani: NISMA i vetmi opsion politik i qytetarëve, që mund ta çojë vendin përpara

Dega e NISMA Socialdemokrate në Kamenicë ka themeluar të mërkurën edhe një nëndegë të sajën në fshatin Karaqevë e poshtme. Në themelimin e kësaj nëndegë ka marrë pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë se NISMA është opsioni i vetëm politik i qytetarëve, që mund ta çojë vendin përpara.
Kryetare e kësaj nëndege është zgjedhur, Minire Lenjani.

Ja postimi i plotë i Hasanit:

Aktivitetin në shtrirjen e NISMA Socialdemokrate në çdo fshat e lagje e vazhduam edhe sonte. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, bashkë me kryetarin e degës së NISMA në Kamenicës, Albert Sermaxhaj ishim në fshatin Karaqevë e poshtme e Kamenicës, ku themeluam nëndegën.
Dhjetëra banorë të këtij fshatin ishin të pranishëm në themelimin e kësaj nëndege. Puna dhe përkushtimi ynë po bën që të rinjtë t’i bashkohen radhëve tona çdo ditë.
Me këtë rast, Minire Lenjani nga delegatët e pranishëm mori besimin për të udhëhequr këtë nëndegë. Zonjës Lenjani i urojmë punë të mbarë dhe të suksesshme. NISMA është opsioni i vetëm politik i qytetarëve, që mund ta çojë vendin përpara.