12:51 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haxhiu e zhgënjyer nga vendet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu, është shprehur e zhgënyer nga vendet që sot votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Sipas saj, Kosova nuk e ka merituar këtë epilog.

“Jemi thellë të zhgënjyer nga kjo politikë antidemokratike e jo parimore e vendeve që sot votuan kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpol ,duke iu bashkuar kështu politikës hegjemoniste të Serbisë kundër vlerave evropiane e njerëzore. Kosova nuk e ka merituar këtë epilog , në asnjë variant.

Mbi këto sjellje “politike” dhe të papërgjegjshme nuk mund ndërtohet politika globale e vlerave universale me synim ,ecjen përpara të njerëzimit,përkundrazi ky është kthim prapa pas shumë aritjeve të përbashkëta të Kosovës dhe vendeve mike që pa rezervë mbështetën lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Është favorizim i një shteti (Serbisë) shkaktarit të vetëm të tragjedive njerëzore në fundshekullin që lam pas. E pajustifikueshme.

Ndërkaq i dhimbshëm gjithashtu është fakti edhe i sjelljës fëminore i disa zërave të llojit Abdixhiku, Zemaj e Pacolli ,etj në raport me këto zhvillime e këtë epilog të papritur.Politika e Kosovës , së paku duhet të jetë e bashkuar në këtë pikë,kundër atyre që nëpër vite e shekuj na fyen e na vranë ,si askush tjetër.

Sidoqoftë, Kosova do të ecë , rrugës së saj euro- atlantike , rrugës së paqes e prosperimit , pa marrë parasysh poltikën antishqiptare të Serbisë vrastare dhe korit të saj”diplomatik” ,brenda apo jashtë saj.