10:53 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Haxhiu-Hotit: Merr mësim nga Ismet Beqiri, si të sillesh si shef

Rekomandimet e LDK-së dhe Vetëvendosjes lidhur me rritjen e pagave, nuk po votohen nga koalicioni qeverisës. Kjo me arsyen se është duke u pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese në të cilën tashmë veç është dorëzuar vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërcënuar se nuk do t`i votojnë ligjet të cilat janë mbledhur, shkruan Indeksonline.

Kjo ka bërë që të reagojnë deputetët e AAK-së. Teuta Haxhiu ka thënë se opozita nuk po tregohet serioze.

“është një opozitë që nuk e ka seriozitet, qytetarët po e shohin se deri sa ne me seriozitet po presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të vepruar”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, ajo Avdullah Hotit ia ka rekomanduar Ismet Beqirin për të marrë mësim se si duhet të sillet si shef.

“Kryetarja e Komisionit për Legjislacion duhet ta ndryshojë rregulloren. Sjelljet e tilla këta tregojnë se nuk janë serioz, mësuesi i LDK-së do të duhej të merrte mësime nga ish-shefi për të marrë vendime si shef”, ka thënë ajo./Indeksonline/