20:38 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hazard alarmon tifozët e Chelseas

Eden Hazard tha se ai dëshiron të përgjigjet për të ardhmen e tij në momentin që do të mësojë se cilat janë planet e Chelsea për të ardhmen. Gjatë një konference për shtyp, përpara ndeshjes përgatitëse për Kupën e Botës, që Belgjika do të luajë kundër Kosta Rikës, Hazard foli edhe për të ardhmen e tij…

“Padyshim që në fillim dua të di se cili do të jetë trajneri i Chelsea dhe futbollistët e Chelsea në sezonin e ardhshëm. Merkato sapo është hapur, por unë dua të mësoj planet e klubit para se të vendos për të ardhmen time,” – tha Hazard.

United ka marrë brazilianin Fred, Liverpool mbylli blerjen e Fabino, Tottenham “blindoi” Kane dhe Pochetinno, ndërsa Manchester City është një hap larg blerjes së Mahrez. Chelsea ende nuk e ka zgjidhur të ardhmen e trajnerit.

“Ne nuk patëm një sezon të mirë te Chelsea, – tha Hazard. – Arritëm të fitojmë Kupën e Anglisë dhe faktikisht tani mendoj për Kupën e Botës me Belgjikën dhe jo për Chelsea. Uroj që drejtuesit të bëjnë një punë të mirë për ekipin dhe të bëjnë të mundur që ne të qëndrojmë me kënaqësi.”

Temat: